Në orët e para të ditës së sotme është djegur makina tip Wolkswagen e oficerit të krimeve në policinë e Shkodrës, Arbër Duli 34 vjeç.

Makina ka qenë e parkuar në lagjen “Salo Halili” kur është përfshirë nga flakët në pjesën e prapme dhe si pasojë e nxehtësisë është thyer xhami.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa thotë se vijojnë hetimet për identifikimin e autorit duke ngritur dyshimet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.