Një automjet është djegur mbrëmë në lagjen “Lirim”, të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zigur Lelo, ndërsa mjeti tip Opel Vectra, me targë VL 7522 C është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.

Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit Gëzim Haruni.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.