Ditëlindja që u kthye në tragjedi, doli për të festuar por humbi jetën (FOTO)

15/05/2019 - 10:51

Vilson Cara, viktima që do festonte sot ditëlindjen

Vilson Cara, i cili humbi jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në spital si pasojë e plagëve të marra në aksidentin tragjik të mbrëmjes së kaluar në Kavajë, sot do të festonte 24-vjetorin e lindjes.

Vilsoni bashkë me shokun e tij, 23-vjeçarin Gentjan Belba i cili vdiq në vend kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes. 

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës në dalje të qyteti të Kavajës. Drejtuesi i makinës për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 46 vjeçe, nëna e dy vajzave e cila ishte kalimtare dhe Gentian Belba, 23 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.

/portali DurresLajm/

Gentjan Belba
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Një rast i rëndë kriminal ndodhi në Greqi, ku një gjyshe 89 vjeçe u vra nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesën e saj për ta g

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi sot dëshminë e Oltion Lames, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta.

Një grindje për motive banale mes një familje shqiptare dhe një italiane ka çuar në plagosjen me armë zjarri të dy personave.

Një 33-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Macerata të Italisë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Durrës. Treni ka aksidentuar një person në hyrje të qytetit.

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Itali gjatë një aksidenti me motor të dielën në autostradën A29, Palermo.

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, fatmirësisht pa persona të lënduar.