Një person ka vrarë me thikë nënë e tij në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas pasditen e sotme.

Mësohet se viktima është një 70-vjeçare me inciale F.Ç. Menjëherë pas krimit, policia ka shoqëruar autorin e vrasjes, 44-vjeçarin me iniciale O.Ç.

Dyshohet se 44-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe përpara se të kryente krimin ishte përleshur me vëllanë tjetër. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.