Një person ka tentuar të godasë me thikë babanë e tij në banesë.

31-vjeçari B.B. banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë. Ai u akuzua për veprën penale "Dhuna në familje".

Nuk dihen ende shkaqet se pse djali ka tentuar të godasë me thikë të atin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit po punojnë për të zbardhur ngjarjen.