Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së makinës së djegur mbrëmjen e kaluar në Krujë. Bëhet me dije se makina është në pronësi të shtetasit Sahit Hysa.

Hysa kishte shkuar për darkë te motra e tij dhe makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe i kanë vënë flakën.

Ndërkohë mësohet se Hysa është vëllai i Elion Hysës nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë shoqëruar 6 persona si dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.