Do kalonte në kufi, policia zbulon detajin e dyshimtë në pasaportën e një gruaje

08/11/2019 - 13:18

Policia e Kakavijës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një grua, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasi R. L. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetases B. V.

Nga specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Greshicë, Mallakastër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gje

Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nx

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Itali teksa një shqiptar me nënshtetësi italiane ka humbur jetën në një ak

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore  të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policis

Policia e Durrësit bën me dije se është ndaluar një 21-vjeçare e cili ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëp