Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja. Ata janë shprehur për ''BalkanWeb'', se Gjergji nuk vuante nga depresioni. “Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.

Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, babai dhe e motra jetonin në Amerikë ndërsa e ëma i kishte vdekur disa vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë. Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ''Benz'', ku është djegur plotësisht.