Arrestohet ‘i forti’ i Myslym Shyrit, Gjergji Cukali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestimi ndodhi gjatë natës, pasi 39-vjeçari ka thyer masën e arrestit shtëpiak.

Më datë 12.04.2018 shtetasi Gj.Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vendqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte”, njofton policia e Tiranës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Gjergji Cukali.