Policia Kufitare në Rinas, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, ka proceduar penalisht një 24-vjeçare.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se O. O., 24 vjeçe akuzohet për veprën penale “Braktisja e të miturit”.

Shtohet se kjo qytetarë ka shoqëruar vëllain e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.