Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi arrest shtëpie për ish-ministrin Tahiri

09/12/2019 - 14:13

Dorëhiqet nga detyra, gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku. Më datë 2 dhjetor, gjykatësja e karrierës depozitoi zyrtarisht në Këshillin e Lartë Gjyqësor kërkesën ku shpjegon arsyet e largimit nga detyra.

Thuhet se në letrën e dorëheqjes, Baku sqaron se në të ardhmen do të angazhohet në një biznes privat e për këtë shkak s’mund të vijojë me karrierën në gjyqësor.

Këshilli pritet ta shqyrtojë kërkesën e saj në seancën plenare të datës 10 dhjetor, pak ditë përpara se të bëjë emërimin e përkohshëm të gjykatës së posaçme, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Liljana Baku, është bërë pjesë e sistemit të drejtësisë, prej më shumë se 20 vitesh. Prej themelimit të saj, ajo ka ushtruar funksionin pranë gjykatës për Krime të Rënda, ku ka shqyrtuar mjaft dosje të vështira. Çështja më e fortë që ka shqyrtuar së fundmi, është ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke i bllokuar pasaportën Tahirit, e në këtë mënyrë edhe lëvizjen jashtë vendit. Vendimi i saj u rrrëzua nga Apeli, pavarësisht deklaratës së fortë që erdhi asokohe nga ambasadori amerikan Donald Lu, që shënjestronte hapur gjykatësit e shkallës së dytë dhe ngrinte dyshime të forta për përfshirjen e tyre në korrupsion. Pavarësisht kësaj, në maj të 2018, gjykatësja Baku firmosi masën e dytë për Tahirin, atë të arrestit shtëpiak. Por edhe kjo masë u shfuqizua dhjetë ditë më vonë nga Apeli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sherr mes dy vëllezërve shqiptarë në Itali ka përfunduar me plagosjen e më të voglit dhe arrestimin e tjetrit.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe grupit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas mbylljes së Krimeve të Rënda.

Pas vrasjes së Erion Morinës, policia italiane ka arrestuar kushëririn e tij, Musli Morina si autor i dyshuar.

Shpëton për mrekulli shoferi i një furgoni në Shkodër, i cili ka marrë flakë.

Katër të rinj kanë rënë në pranga, pasi vodhën me dhunë dy shtetas sirianë në lagjen numër 8 të Korçës.

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit,

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale në kryeqytet.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Tiranë, pak para vrasjes që tronditi zonën e Astirit.

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë në Bilisht.