Është dorëzuar në Policinë e Tiranës autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës te “Astiri”, Noel Dishi.

29-vjeçari qëlloi me tre plumba në gjoks Vilson Tafçiun, 28 vjeç, mbrëmjen e 20 janarit në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re. Autori e thirri në emër viktimën për të dalë jashtë nga lokali ku po konsumonte kafe në praninë e disa personave të tjerë.

NJOFTIMI I I POLICISË

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit Vilson Tafçiu (Ndokaj), ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Noel Dishi, alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve