Gjykata e Apelit ka pranuar sot kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojes së ish-kryeministrit Sali Berisha i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata vendosur të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë, që do të thotë fillim i procesit gjyqësor nga e para për dosjen "Hajdari", me një tjetër trupë gjykuese e gjyqtar.

Në vendimin e vitit 2012 Izet Haxhia ishte dënuar me 25 vjet burg, por sipas Apelit, Haxhisë, i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.