Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një institucion parashkollor ku edukatorja është dhunuar fizikisht nga drejtoresha brenda ambienteve të klasës në sy të fëmijëve.

Edukatorja Zana Brahimllari pasi ka marrë shërbimin mjekësor është larguar nga spitali për t’iu drejtuar komisariatit të Korçës për të denoncuar drejtoreshën Laureta Asllani.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në konfrontimin fizik midis edukatores dhe drejtoreshës ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.