Drogë, armë e municione, operacioni fundos dy kryepleqtë

14/08/2019 - 11:25

Një operacion i koduar “Mifoli”, i policisë së Vlorës, ka çuar në sekuestrimin e lëndëve narkotike, një armë zjarri dhe municione si dhe te vihen në pranga 2 shtetas, te shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

• një armë zjarri automatik

• 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga shteti fqinj një 32-vjeçar shqiptar.

Arrestohet një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për disa vepra penale.

Shkolla “Selman Daci” në fshatin Bubq po shembet pasi u dëmtua nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës.

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeta” duke arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës

Shtetasit Luan Beshaj, 72 vjeç, policia e Vlorës i ka vendosur në sekuestro preventive disa pasuri që kapin vlerën rreth 500 000 euro, që

163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.

Ka ndëruar jetë  në spitalin e Shkodrës 63-vjeçarja Marije Leka, e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e sotme në aksidentin e rëndë që ndodhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve për atentatin e ndodhur më 10 maj 2019 në zonën Lungomares, në Vlorë ndaj Inez Hajrullës.