Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse. Po ashtu i bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4.5 kg kanabis; 2 armë zjarri automatike; 19 kapsolla per lende plasëse; 10 metër fitil zjarrpërcjellës; 10 krehera; 77 fishekë; 2 radio marrëse e dhënëse.

 

Policia e Shkodrës sqaron gjithashtu se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.