Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prngat e policisë italiane në Arezzo, pasi është kapur me armë dhe lëndë narkotike.

Sipas mediave fqinje, shqiptari me inicialet G.A., i cili jetonte pa dokumente dhe ishte depërtuar disa herë, u arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Street Drugs’.

Gjatë kontrollit në banesë, të riut shqiptar iu gjetën 1 kg kanabis e ndarë në pako dhe një peshore elektronike. Gjithashtu në mes të çarçafëve iu gjet një pistoletë gjysmë automatike me një karikator.

Shqiptari ishte dënuar edhe në të kaluarën për veprën penale të grabitjes dhe shpërndarjes së drogës.