Një shqiptar dhe një 44-vjeçar maroken janë dëbuar nga Italia pas dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Sipas mediave italiane, shqiptari është identifikuar me iniciale K.M 29 vjeç dhe ndodhej në Itali në mënyrë klandestine.

I riu shqiptar kishte të dhëna të shumta kriminale, si prodhim e shitje narkotikësh dhe emigrim i paligjshëm.

Ai u nis për në Tiranë nga aeroporti i Veronas, i shoqëruar nga agjentë të policisë.