Drogë e municione luftarake, arrestohen babë e bir në Durrës

18/02/2020 - 11:25

Policia e Durrësit njofton se ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qytetin brengdetar.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga kanë përfunduar babë e bir, të cilët akuzohen për "prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "mbajtja pa leje e municioneve luftarake".

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit "Benz Ml" dhe "Volkswagen", të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun e Durrësit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normat

22-vjeçari Rois Babasi, i arrestuar për plagosjen në ish-Bllok në Tiranë është djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, në lagjen "Zinxhira", ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A.

Një incident është regjistruar në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku një automjet i dyshimtë është ndjekur nga policia.

Një djalë në moshë të re ka humbur jetën në Gjirokastër në rrethana të paqarta.

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës duke dalë nga rruga.

Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Pushuesja nga Podujeva është identifikuar me iniciale Sh.L.