Një 28-vjeçar shqiptar, shpërndarës droge shqiptarë ka refuzuar të kontrollohet nga policia britanike me pretekstin se nuk ishte gay.

Kur polici në stacion “City of London” i ka thënë shqiptarit, Mark Legisi të ulte pantallonat për tu kontrolluar, ai iu ka thënë se nuk ishte gay duke shkaktuar të qeshura.

Pavarësisht pretendimit, i riu nuk i shpëtoi kontrollit nga ku në vendet imtime kishte të ngjitur një qese me 22 doza kokainë.

Arrestimi tij ndodhi në zonën “City of London” qendra ekonomike e kryeqytetit britanik, e shquar për përdorimin e kokainës nga ekonomistët dhe bankierët që punojnë atje.

Kur pa që po ndiqej nga policia, Mark Legisi i dha gaz makinës për tu larguar por kjo tentativë ishte pa sukses. Ai do të dënohej me dy vite burg.