Policia italiane ka ekzekutuar disa urdhër-arreste për disa persona të përfshirë në trafikun ë lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kokainë, njëri prej të cilëve shqiptar.

Në orët e para të ditës së sotme autoritetet kanë ndaluar 10 persona, edhe një shqiptar i njohur si Arjon Veliu, 37 vjeç, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafik droge.

Pas përgjimeve telefonike dhe mbajtjes nën vëzhgim të grupit u arrit në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila raportohet se vinte nga Shqipëria me qëllim kalimin në tregun italian.

Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu një sasi të madhe parash kesh, të cilat i kishte përftuar grupi nga aktiviteti i paligjshëm i drogës. Dyshohet se paratë e siguruara janë përdorur në blerjen e disa shtëpive në Itali në përpjekje për të fshehur aktivitetin e paligjshëm.