Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar 4 shqiptarë, 3 italianë e 1 shtetas nga Tunizia, të akuzuar se shisnin lëndë narkotike duke përdorur rrjetet sociale "Facebook" dhe "WhatsApp".

Droga tregtohej kryesisht në lagjen Vanchiglia të Torinos e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë.

Anëtarët e kësaj bande merrnin porosi për blerjen e dozave të drogës përmes profileve në "Facebook" si dhe në "WhatsApp", duke furnizuar në kohë reale konsumatorët e lëndëve narkotike.

Trafikonin kryesisht marijuanë e kokainë që në gjuhë të kriptuar për t'i shpëtuar përgjimeve telefonike e quanin "sallata" ndërsa kokainën "fatura".

Nga hetimet, të koordinuara nga prokurori Chiara Maina, u zbulua se kërkesat e klientëve ishin kaq të shumta, saqë grupi kishte frikë se nuk mund t’i plotësonte. Atyre iu gjet edhe një armë zjarri.