Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.  

"Mbi bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, policia ka ushtruar kontroll të befasishëm, ku të fshehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Në kuadër të operacionit "Barbulloja" u arrestua në flagrancë shtetasi B.P. vjeç 49, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.