Drogë, vrasje e grup kriminal, kush janë shënjestra e radhës e OFL (EMRAT)

29/06/2020 - 12:24

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një incident është regjistruar në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku një automjet i dyshimtë është ndjekur nga policia.

Një djalë në moshë të re ka humbur jetën në Gjirokastër në rrethana të paqarta.

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës duke dalë nga rruga.

Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Pushuesja nga Podujeva është identifikuar me iniciale Sh.L.

Një grup kriminal shqiptaro- grek është shkatërruar në vendin fqinj pasi trafikonin heroinë nga Turqia deri në Pire.

Policia e Shkodrës vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe ka bërë të mundur kapjen e një 36

Në Shqipëri, këtë të mërkurë Covid-19 i mori jetën pacientes më të re në moshë.

Një sherr për motive pronësie mes dy fqinjëve ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre.

Finalizohet operacioni "Dushaj" nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet të martën i vdekur në dhomën e tij në një qendër emigrantësh në G