Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Durrës, njëri i akuzuar për vjedhje dhe tjetri pasi ishte i dehur në timon..

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur disa shishe me pije alkoolike në ambientet e një supermarketi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.