Durrës, ekzekutohet me breshëri automatiku pronari i një lokali

18/11/2014 - 19:28

DURRËS 18 Nëntor 2014 - Pronari i një lokali është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal pranë Bashkisë në sheshin “Liria”.

Viktima është shtetasi Leonard Murati i cili dhe është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e lokalit. Burime nga policia bëjnë të ditur se 45-vjeçari është ekzekutuar nga një person nga Fushë-Kruja, i cili ndodhej në brendësi të lokalit dhe ka qëlluar nga një distancë e afërt.

Fillimisht 45-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është nisur menjëherë në spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur në një moment kur ka pasur reshje të dendura shiu. Autori ka përfituar nga errësira dhe reshjet e dendura për t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Blutë e qytetit bregdetar kanë shoqëruar për të dëshmuar personat e pranishëm në lokal. 

INFO

Viktima Leonard Murati sipas policisë ishte person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje. Në vitin 1999, Murati akuzohej për pengmarrjen e shtetasit Artan Ilmiu si dhe për vrasjen e shtetasit Nuhi Ilmiu. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autoreve nderkohe qe pista kryesore mbetet hakmarrja.

Vijon..

"Agjencia e lajmeve Dyrrah"

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve