Një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar një 29-vjeçar ditën e djeshme dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia e Durrësit njofton se shtetasi K.D., vjeç 29 banues në fshatin Adriatik, Durrës, i cili ka qenë në gjendje të dehur është përplasur nga një makinë në segmentin rrugor Shënavlash-Qytet Rinia.

Për pasojë i riu ka përfunduar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.