Një 80- vjeçar ka ndërruar jetë në bregdetin e Durrësit i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të bregdetit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa mësohet se viktima është Xh. Kamberi nga Shkozeti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.