Durrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale

09/05/2021 - 09:15

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.3 dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.N.

Nga veprimet hetimore të kryera është zbardhur dhe dokumentuar edhe një vjedhje tjetër e dyshuar e kryer po nga shtetasi i mësipërm. Më datë 07.05.2021, në lagjen nr.8 dyshohet se ka vjedhur një biçikletë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T.,  47 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një person.

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, ësht

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur gjasht

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë, pasi është goditur nga një i ri 22-vjeçar që dyshohet se vuan nga

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me një sasi kokaine që kapte vlerën e rreth 500 mijë euro në treg.