Ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, ndalohet nga forcat blu.

Mësohet se më datë 19.09.2018, është arrestuar 24-vjeçari në kërkim, shtetasi M.Gj.

I riu kërkohej pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e kishte dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt". Neni 291 i Kodit Penal.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.Gj., vjeç 24, banues Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.