Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E.A..

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 39 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 37 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprime të mëtejshme.