Në rastet e dhunës në familje zakonisht njëri/a nga bashkëshortët është dhunuesi, ndërsa tjetri/a është viktima.

Por në 24 orët e fundit, janë regjistruar dy raste dhune në të cilat të dy bashkëshortët kanë dhunuar fizikisht ose psikologjikisht njëri-tjetrin.

Në secilin rast, policia ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për secilin nga bashkëshortët.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 22.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M. M., vjeçe 49, banues në Durrës, pasi bashkëshorti A. M., vjeç 59, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 6996 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 22.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A. M., vjeç 59, banues në Durrës, pasi bashkëshortja  M. M., vjeçe 49 banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 6996, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 22.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E. K., vjeç 38, banues në Durrës, pasi ish bashkëshortja L. C., vjeçe 39, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 22.09.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L. C., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, E. K., vjeç 38, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.