Një grua nga Durrësi ka kërkuar urdhër mbrojtjeje në Polici pasi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e burrit te saj.

“Më datë 11.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.M., vjeçe 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja e burrit shtetasja M.K., vjeçe 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”, njofton policia e qytetit bregdetar.