Dy aksidente me dy të plagosur janë regjistruar në 24 orët e fundit në Durrës.

Njëri nga drejtuesit e mjeteve është arrestuar në flagrancë, pasi udhëtonte pa patent dhe në gjendje të dehur, ndërsa tjetri po ndiqet penalisht nga policia.

Aksidentet janë regjistruar në zonën e plazhit dhe në rrugën “Aleksandër Goga”.

Një 57-vjeçare dhe një 76-vjeçar, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga përplasja me mjetet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.F vjeç 30, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motoçikletën tip “Lifan” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M.Z, vjeç 57, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.R, vjeç 39, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Z.A vjeç 76, banues në Durrës, i cili ndodhet në  spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.