Policia e Durrësit njofton se "janë arrestuar në flagrancë shtetasit, A.E., M.B, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin J. Gj, vjeç 27, 23, dhe 20, banues në fshatin Katund i Ri, Xhafzotaj dhe Pjezë".

Po sipas të njëjtit burim, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit “Kokainë”.