Policia rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

19-vjeçari L.L. është kapur ndërsa drejtonte mjetin pa patentë në rrugën "Mujo Ulqinaku", ndërsa 35-vjeçari I.K. mbante një armë të ftohtë në makinë, në momentin që është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 24.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.L., vjeç 19, banues në Durrës, pasi në në rrugën “Mujo Ulqinaku”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Nenet 291 i Kodit Penal.
  • Më datë 24.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K., vjeç 35, banues në Durrës, pasi në Durrës, u kap në mjetin tip “Benz”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale armë e ftohtë. Neni 279/2 i Kodit Penal.