Durrës, dyshimet e ekspertëve të kriminalistikës për kufomën e gjetur në det

19/08/2019 - 18:31

Edhe pse ka kaluar 24 orë nga gjetja e një trupi të dekompozuar në detin Adriatik nga një peshkarexhë që lundronte në ujërat e Durrësit, Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e kufomës që i përket një mashkulli/

Edhe pse Policia nxitoi të njoftonte se viktima nuk kishte shenja dhunë, ndërkohë që peshkatarët thanë se ishte i mbështjellë me natriban, mësohet se ekspertët e kriminalistikës në bashkëpunim me prokurorinë po  kryejnë  të gjitha veprimet për të bërë të mundur identifikimin. 

Deri më tani ekspertët thonë se në trup nuk janë gjendur plagë me armë zjarri, ndërkohë që vazhdon autopsia e trupit për të parë nëse ka shenja dhune,

Po kështu vazhdojnë ekzaminimet  për të zbuluar nëse në trup ka shenja të veçanta që do të çonin në identifikimin e personit.

Ndërkohë që ekzistojnë dyshimet se viktima mund të jetë edhe shtetas i huaj, që mund të jetë hedhur në det nga ndonjë anije. /syri.net

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 15:00 pranë Qytet Studentit në kryeqytet.

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në portin e Dur

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.  

Një 47-vjeçar nga Durrësi dhe një 28-vjeçar nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Dhunë në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Krimet e Rënda, ku pritet të njihet me vendimin final të gjykatës.

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.