Një 59-vjeçare, banore e Sukthit, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj. Mësohet se vdekja e shtetases A.H. është natyrale, pasi ajo ka qenë e sëmurë.

Policia ia ka kaluar materialet për këtë çështje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Për shkaqe natyrale humbi jetën në Durrës, dy ditë më parë një i moshuar 74-vjeçar. Edhe ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pa shenja dhune në trup.