Një person që dyshohet se ishte i sëmurë mendor është gjetur i mbytur në Durrës.

Ngjarja është konstatuar ditën e enjte në fshatin Perlat, ku në një kanal me ujë është gjetur i mbytur shtetasi E.S., vjeç 42, banues në fshatin Rrushkull.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ishte i sëmurë mendor dhe po ashtu përdorues i pijeve alkoolike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.