Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Policia e Durrësit bën të ditur se shtetasi B.B. është gjetur në det nga peshkatarët pa shenja dhune në trup.

“Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”,– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.