Një person i moshës 66 vjeç është gjetur i vdekur sot në rrugë në Arapaj.

Policia e Durrësit, në informacionin e saj paraprak, thotë se viktima është shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Ai u gjet sot rreth orës 08:15 në rrugë, nga banorët e zonës në Arapaj.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.