Një burrë në moshë të thyer është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në lagjen nr.13 të Durrësit.

Në njoftimin zyrtar për ngjarjen, policia sqaron se shtetasi Sh.Gj., 82 vjeç është gjetur i vdekur, një ditë më parë, por në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Nga ekspertiza mjekoligjore, rezultoi se 82-vjeçari kishte humbur jetën në mënyrë natyrale.