Trupi i pajetë i një mashkulli, rreth 55 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm në  zonën e plazhit të Currilave, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri ka humbur jetën duke u mbytur.

Nuk dihet ende identiteti i tij.

Trupi i pajetë është parë nga disa qytetarë që kane kaluar asaj zone dhe kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit po punon për identifikimin e të mbyturit dhe shkaqeve të mbytjes.