Një konflikt mes dy të rinjve nga Durrësi dhe Xhafzotaj ka përfunduar me plagosjen e lehtë të secilit prej tyre dhe denoncimin përkatës në polici.

Ngjarja është regjistruar në rrugën e Fllakës dhe ndaj dy të rinjve rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit B.Z e I.S, vjeç 25 e 32, banues në Durrës e fshatin Xhavzotaj, pasi dyshohet se në Xhavzotaj te rruga e Fllakës, kanë goditur njëri–tjetrin me grusht. Neni 89 i Kodit Penal.