Durrës, hap derën e makinës dhe ‘fluturon’ biçiklistin 30-vjeçar

29/08/2017 - 15:07

Foto ilustruese

Pakujdesitë që tregojnë drejtuesit e automjeteve shpesh kthehen në burim aksidenti, që mund të jenë edhe me pasoja fatale.

Pakujdesia që ka treguar një shofer në Durrës teksa ka qenë duke dalë nga automjeti i tij ka shkaktuar përplasjen e një personi që po udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur të hënën në lagjen nr. 16 të qytetit.

Policia informon se “Më datë 28.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.M., vjeç 37, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 16, duke hapur derën e mjetit tip “Volksvagen” i është përplasur biçiklisti, shtetasi Sh.P, vjeç 30, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shkarkuar nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Arten Ibrahimi nga Përmeti po

Strukturat e administratës doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Policia kufitare ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për vrasje.

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi goditi një punonjës të Policisë Rrugore.

Prokuroria e Lezhës ka dhëne pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Policia greke ka zbuluar një rrjet ku ishin të përfshirë edhe oficerët greke, të cilët i lëshonin karta identiteti dhe pasaporta të falsi

Ky është studenti shqiptar 19-vjeçar Osvaldo Kenga, i cili ka humbur jetën dje në Itali.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun "313", ku një i burgosur 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se merreshin me shpërndarjen e drogave të forta.

Një operacion blic për goditjen e veprimtarive kriminale është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit.