Ndërron jetë personi që u ndje keq në makinë, ndërsa përshkonte rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës.

Policia njofton se shtetasi N.L., 58 vjeç ka gjetur vdekjen në automjetin e tij, pasditen e sotme në lagjen nr.2 në Durrës. Më herët “DurrësLajm” njoftoi se një shtetas ishte ndjerë keq ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij dhe kishte ndaluar pranë një lokali për të kërkuar ndihmë.

“Më datë 03.03.2021, në orën 14:20, në lagjen nr. 2, Durrës, shtetasi N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ka gjetur vdekjen në automjetin e tij.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.