Ka ndërruar jetë në spital i mituri 8-vjeçar, i aksidentuar dy ditë më parë në Katund të Sukthit.

52-vjeçari me iniciale F.P ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” dhe ka shtypur 8-vjeçarin me iniciale E.B. mbrëmjen e së hënës.

I mituri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 24.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 26.07.2017, ka gjetur vdekjen në spital, fëmija vjeç 8, banues në Katund Sukth, Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.