Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Sukthin.

Mësohet se një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradë ju informoj që nuk ka të lënduar, një mjet kamion është përplasur me trafik ndarësen. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.”, njofotn policia.

Për shkak të aksidentit, në këtë aks është krijuar edhe trafik i rënduar.