Durrës, kapen dy kontenierë me kokainë, ishin nisur nga Greqia

26/09/2019 - 18:00

Rreth 45.801 kilogramë kokainë është sekuestruar në portin e Durrësit, nisur nga Porti i Pireut, Greqi.

Sipas CNN grek, kokaina është gjetur e futur në dy kontenierë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Prokurorisë së kontrabandës së Doganave në Pire, pas identifikimit të dy kontenerëve kontaktuan me autoritetet shqiptare dhe ranë dakord se kontenierët janë ngarkuar nga porti i Pireut për të arritur disa ditë më parë në Durrës.

Intinerari i kontenierëve - Të dy kontenerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019. Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe në këtë moment është vendosur nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

Më 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare, tre persona iu afruan kontenierit në Durrës dhe kur kuptuan se po monitoroheshin, ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim .

Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se lidhur me këtë çështje po vazhdon hetimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një peshkatar rreth 65 vjeç është mbytur në liqenin e Shkodrës. 

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për kontrabandë me mallra të ndryshëm.

Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kundrejt përfitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, transportonin shtetas nga

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 33 numrin në total.

Një person u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia e Fierit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, ku si pasojë e daljes s