Sikurse njofton Forca Detare, më 19 tetor 2020, në Komandën e Forcës Detare në Plepa të Durrësit, u zhvillua ceremonia e emërimit të komandantit të ri të Shërbimit Hidrogafik, kapiten i rangut III Emrush Bejdo. Në ceremoni morën pjesë kuadro të Shtabit të Forcës Detare dhe personeli i Shërbimit Hidrografik.

Fillimisht komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhiu, vlerësoi karrierën dhe aftësitë profesionale të kapitenit të rangut III Bejdo dhe i uroi suksese në detyrën e re si drejtues i Shërbimit Hidrografik, një nga repartet me të rëndësishëm të Forcës Detare.

Th.M.